Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Sllovenisë, ka vazhduar edhe sot Forumin e bizneseve sllovene dhe kosovare, takime B2B. Forumi dy ditor është vlerësuar i frytshëm në saje të bashkëpunimit të bizneseve të të dyja vendeve.
Në ditën e dytë të këtij forumi i pranishëm ishte edhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, i cili shprehi gatishmërinë e tij të bashkëpunojë me investitorë të jashtëm e sidomos me ata sllovenë.
“Kosova ka nevojë për zhvillim të ambientit . Ne tashmë kemi investime të brendshme por edhe të jashtme siç është Sllovenia në këtë rast. Së bashku me bashkëpunohet tanë kemi prioritet rehabilitimin e shtretërve të lumenjve, rehabilitimin e mbetjeve riciklimin e tyre dhe legalizimin. Gjithashtu edhe menaxhimi i ujërave dhe i parqeve është prioritet për ambientin.. Qeveria e Kosovës është duke punuar për përfshirjen e investimeve të huaja në Kosovë”, ka thënë Shala gjatë fjalimit të tij.
Kurse kryetari i odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka se Kosova ka objektivat e saj për të ardhmen e saj Evropiane.
“Kosova i ka pesë objektiva, Ekonomia, Energjia, Evropa, Ambientalizmi dhe arsimi janë rruga drejt integritetit. Ministri Shala mund të na thotë më së miri se nga kush mund të mësojmë që të përvetësojmë këto objektiva. Takimi i sotshëm mund të na dërgojë drejtë familjes evropiane”, ka thënë Gërxhaliu.
Për të forcuar këtë bashkëpunim foli edhe Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, i cili tha që të jesh me mision të ambasadorit në Kosovë është nder dhe kënaqësi.
“Është nder dhe kënaqësi të jesh ambasador në Kosovë. Sllovenia ka marrëdhënie të mira me Kosovën dhe po bashkëpunojmë ngushtë që të rrisim ekonominë e këtij vendi. Të gjithë duhet të dinë që Kosova është mundësi e mirë biznesi. Ka një fuqi të mirë të bërit biznes”, ka thënë ai.
Sonja Rutar, përfaqësuese e EAC, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe në emër të kompanive sllovene ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.
Në këtë forum dyditor, Sonja Rutar, gjatë ditës së djeshme ka prezantuar mundësitë e bashkëpunimit në mes kompanive sllovene dhe kosovare.
Po ashtu, në ditën e parë të Forumit, Muhamet Ymeri, nënkryetar Odës Ekonomike të Kosovës ka prezantuar Mundësitë e zhvillimit të investimeve në Kosovë.
Yll Sejdiu, përfaqësues i NLB Bank Prishtina ka prezantuar mekanizmat e financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) dhe zhvillimet e tyre në Kosovë.
Ndërsa, Tadej Černivec, nga kompania “IPRC” nga Republika e Sllovenisë, ka prezantuar temën për: Prona intelektuale – kosto ose investim.