Kosova do të jetë pjesë në Bienalen e Artit 2019 në Venedik.
Në lidhje me këtë pjesëmarrje, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës organizojnë konferencën e parë zyrtare me temë mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Bienale, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se është shumë i kënaqur që Kosova është shtet i respektuar në Bienale.
Gashi u shpreh i lumtur me përzgjedhjen e Alban Mujës si një artist të dëshmuar brenda dhe jashtë vendit me projektet e tij. Ai po ashtu bëri të ditur se “pavioni i Kosovës në vitin 2019 ka si komisionere Arta Aganin, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës e cila bashkë me artistin Muja kanë bërë përzgjedhjen e kuratorit Vincent Honoré, që po ashtu ka një përvojë të dëshmuar si dhe të asistentes që do ta ndihmojë këtë organizim, Anya Harrison”.
“MKRS është rikthyer në këtë element të madh kulturor. Jam i lumtur si qeveri që jemi këtu. Asgjë nuk është tash risi për në së artistët po e promovojnë shtetin tonë. E kam përzgjedh artistin që ka dëshmuar veten. Jam i kënaqur për ekipin jam i lumtur që Kosova është shtet i respektuar në këtë bienal sepse shefi i Bienales na ka vizituar në vitin e kaluar. Tashmë kanë mbete vetëm çështjet teknike. Përgëzoj për temën”, tha Gashi.
Drejtori i projektit për Bienale, Vinsent Honore, tha se do t’i adresojë dokumentet dhe historinë e Kosovës së luftës.
“Jam drejtor i programit. Këtë vit shpresoj që mos të ju zhgënjej. Jam i sigurte që Kosova të jetë pavijoni me i rëndësishme. Do ta adresoj dokumentet dhe historinë e Kosovës së luftës. Nuk do të jetë vetëm një punë por do të kemi edhe emocion. Për herë të parë Albani po e adreson historinë e shtetit tij. Tash me jemi në fillim të procesit”, tha Honore, raporton Ekonomia Online.
Artisti Alban Muja, tha se projekti e prezanton shtetin. Sipas tij, janë katër karaktere që luajnë dhe tri filma të ndarë në minutazha të ndryshme.
“Është një projekt që ka shumë që prezanton shtetin. Kemi nevojë për prezantime dinjitoze. Që nga fundi i vitit të kaluar jemi duke punuar së çka të prezanton edhe atje. Kemi vendosur që të tregojmë Kosovën që ka përjetoi ne vitin 98 99. Prezantimin tonë atje e quajmë album familjar dhe besoj që ideja jonë të jetë mundësi që ky projekt të hulumtohet edhe me vone. Unë besoj është një storie personale që tregon luftën. Janë 4 karakter që luajnë. Janë 3 filma të ndarë në minutazha të ndryshme”, tha Muja.
Për Bienalen foli edhe Arta Agani, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës. Sipas Aganit, tema Bienale është ekuivalent i mallkimit të lashtë kinez që ka të bëjë me pasigurinë.
“E dini se është herë e katërt që hap dyert për Kosovën dhe është themeluar në 1985. Tema e Bienale ka për temë një ekuivalent të mallkimit të lashtë kinez që ka të bëjë me pa sigurinë. Është i ndarë me 3 kanale, 3 histori., 3 filma të ndarë me minutash të ndryshme”, tha Agani.