Në ditën e dytë të Turneut Ndërkombëtar në Malte pingpongistët Kosovar patën rezultate shumë të mira, e shkëlqyen Juniorët (Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku) të cilët u renditën të parët në grup duke shënuar dy fitore, ata fillimisht e munden Welsin me 3:1, e pastaj edhe kundër Qipros me 3:0 (3:1,3:0,3:0) për të shënuar kështu fitoren e parë ndonjëherë ndaj Qipros. Tani Kosova JBT udhëheq në grupin e vet me 4 pike dhe ka siguruar vendin e parë dhe plasmanin në 1/2 finale edhe pse e ka edhe një ndeshje në këtë grup, sot në ora 11:00 kundër Maltës, e fundit në tabelë!
Lojë të mirë treguan edhe Kadetët (Blend Hajdari dhe Sylejman Çerkini), që fituan ndaj Norvegjisë me 3:1 e humbën ndaj Islandës me 0:3, në ndeshjen ndaj Libisë do të mundohen që të shkojnë në gjysmë finale. .
Junioret (Alma Mehemeti dhe Bleona Mehmeti) dhe Kadetet (Shega Hashani dhe Jerina Rexhepi) patën paraqitje solide, por deri tani nuk kanë shënuar fitore ekipore.
Sot në program janë xhirot e fundit ekipore, e pastaj do të vazhdohet për plasmanet finale, ku shpresojmë në kalimin e juniorëve në finale.