Kosova në “Krakow 2023” – Bajoku përfundon garimin, Sadiku kualifikohet në çerekfinale

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 16:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olpimik i Kosovës ka garuar gjatë së hënës me dy boksierë, Shpëtim Bajokun dhe Donjeta Sadikun, në Lojërat Evropiane Krakow 2023,  raporton Ekonomia Online.

Përderisa, Sadiku ka kaluar edhe pengesën e dytë në këto gara dhe është kualifikuar në çerekfinale, Bajoku e ka përfunduar garimin e tij në vendin e nëntë.

Boksierja jonë ishte bindshëm më e mirë se sa zvicerania, Anna Jeni, kategoria -60 kg.

Ajo u kualifikua në çerekfinale dhe tani është një fitore larg sigurimit të medaljes dhe normës olimpike. Meçin e saj nga afër e ndjeki edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Mirëpo, Bajoku e ka mbyllur garën e tij në vendin e nëntë të kategorisë së tij.

Boksieri ynë ishte i pafat, pasi përballë kishte francezin, Bilall Benama, nënkampion bote dhe kampion i Evropës, kategoria -51 kg, ndaj të cilit dha maksimumin, por që përvoja e francezit e bëri të veten.

Të ngjashme