Kosova në telashe, tash e sa kohë pa asnjë përforcim

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Drilon Hajrizi ka marrë disa herë duartrokitjet e shikuesve, por kthimi i përkohshëm i përfaqësueses së Kosovës në basketboll në Mitrovicë nuk ishte i suksesshëm. Kosova të mërkurën mbrëma pësoi me shifrat 71:63 nga Britania e Madhe dhe kështu thuajse humbi të gjitha gjasat për të kaluar në kualifikimet e rregullta për “Eurobasket 2021”.

Kosova të shtunën kishte pësuar në udhëtim nga Luksemburgu, ndërsa deri në fund të fushatës i ka ndeshjet me Luksemburgun në shtëpi dhe me Britaninë e Madhe në udhëtim. Të dy ndeshjet i luan javën tjetër. Tash synim i Kosovës është paraqitja e mirë dhe eventualisht të fitohen ndeshjet. Ndonëse matematikisht ka gjasa për kualifikim, ato vlerësohen fare të vogla dhe paraqitja në dy ndeshjet e para nuk jep shpresë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të mërkurën luhet takimi ndërmjet Kosovës e Luksemburgut. Për këtë takim FBK-ja ka vendosur të enjten që të organizohet në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit

Të ngjashme