Agjencia Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK) dhe Agjencia për Regjistrat Ligjor, Publikë dhe Shërbimet Përkatëse të Sllovenisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, raporton Ekonomia Online.
Drejtoresh e ARBK-së, Nexhmie Selimi, tha se memorandumi parashihet themelimi i një kornize të bashkëpunimit ndërkufitar në disa fusha.
Sipas saj, si rezultat i lehtësimit Kosova ka shënuar ngritje në vlerësimit e lehtësimit të kushteve të të bërit biznes, duke u renditur e dymbëdhjeta.
“ARBK-ja synon në mbushjen e aktiviteteve duke synuar përmirësimin e të bërit biznes. Kosova rendite e 12 në mesin 180 vendeve ne botë sipas vlerësimit të Bankës Botërore të Biznesit për vitin 2019”, tha ajo, raporton EO.
Sipas saj, ARBK-ja ka bërë ndryshime dhe lehtësime e të regjistruarit të një biznesi ku koha e regjistrimit të një biznesi bëhet brenda dy ditësh.
Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci e konsideroi këtë memorandum të frytshëm në forcimin e bashkëpunimi institucional në fushën e regjistrimit të bizneseve në mes dy vendeve.