Me 02 tetor 2018 në pallatin e rinisë në Prishtinë – Kosova do të jetë nikoqire e Izraelit, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingpongut rrethi i katërt “2018-2019 European Table Tennis Championships”, transmeton Ekonomia Online.
Reprezentacioni i meshkujve të martën, duke filluar nga ora 18:00, në palestrën e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë do të ballafaqohet me pingpongistët nga Izraeli, ndeshje e rëndësishme për të kaluar në fazën e dytë në Kampionatin Evropian 2018-2019. Kosova, Italia, Izraeli dhe Norvegjia janë në grupin B2.
Sipas një komunikate për medie nga Federata e Pingpongut, selektori Yll Bislimi ka përzgjedhur talentet Fatih Karabaxhakun dhe Kreshnik Mahmutin si dhe Mentor Shabanin dhe Baton Çitakun për këtë sfidë të radhës për Kosovën.
Unioni Europian i Pingpongut (ETTU – Europena Table Tennis Union) ka caktuar gjyqtaren sllovene, Milana Kremelj, refer ndërkombëtar, për të mbikëqyrë ndeshjen Kosova – Izrael. Ndërsa drejtësinë do ta ndajnë dyshja Kosovare me licencë ndërkombëtare Abedin Bahtiri dhe Bashkim Gashi.