Kosova nuk do të luajë me Iranin, që merr pjesë në botëror apo me superfuqinë afrikane, Bregun e Fildishtë, shkruan sot Koha Ditore.
Kështu ndeshja e fundit miqësore para se t’u kthehet sfidave zyrtare, për Kosovën është ajo ndaj Shqipërisë. Ishte një fitore bindëse e Kosovës, me shifrat 3:0, e arritur të martën mbrëma në Zuerich të Zvicrës.
Kosova ndeshjen e ardhshme e luan në shtator, ndaj Azerbajxhanit në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Në shtator, kur Kosova u kthehet ndeshjeve zyrtare, atmosfera në përfaqësuese dhe rreth saj do të jetë dukshëm më e favorshme se që ishte në ndeshjet e kaluara të saj. Dhe gjasat për sukses janë dukshëm më të mëdha po ashtu.