Bullgaria do të jetë nikoqire e Kosovës në ndeshjen e tretë kualifikuese për EURO 2020.
Vendasit në këtë takim vijnë pas humbjes që pësuan të premten në udhëtim te Republika e Çekisë 2-1.
Ndërkohë Kosova të njëjtën ditë luajti baras 1-1 në Podgoricë përballë Malit të Zi.
Bullgarët nuk dinë për fitore në gjashtë sfidat e fundit ku kanë barazuar në katër sfida dhe kanë pësuar në dy të tjera.
Në anën tjetër Përfaqësuesja e Kosovës që nga ardhja e trajnerit Bernard Challandes nuk di se çfarë është humbja.
Challandes ka debutuar në krye të Kosovës më 24 mars ku ma marrë fitoren e parë 1-0 ndaj Madagaskarit.
Në epokën e Challandes, Kosova ka zhvilluar 12 ndeshje ku ka shënuar shtatë fitore dhe ka marrë pesë barazime.
Ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës zhvillohet nga ora 20:45, ndërsa danezi Mads-Kristoffer Kristoffersen do të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Dennis W. Rasmussen dhe Victor Skytte. /Telegrafi/