Kurti: Kosova paska pasur luftë me Malin e Zi…

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 10:54 | Nga

Deputeti i VV-së, Albin Kurti, ka folur në seancën e sotme në lidhje me marrëveshjen e Demarkacionit duke thënë se kjo marrëveshje është krimi më i rëndë që po i bëhet Kosovës në këto vitet e paspavarësisë.

Kurti ka ironizuar duke thënë se në Bjeshkët e Rugovës paska ndodhur një luftë dhe se Kosova paska dalë humbëse e këtë nuk po e dinë qytetarët e Kosovës.

“Me këtë marrëveshje ne po vulosemi si një vend që s’ka kufij e rrjedhimisht nuk ka as territor. Ne me të ashtuquajturit libra për dokumentacion kadastral duhet ta dëshmojmë që Kosova qenka e jona”.

“Kjo marrëveshje e Thaçit dhe e Hysenit është marrëveshje  e kapitullimit pas një lufte të humbur ku ne jemi palë e mundur. Ne tash e kemi marrëveshjen e kapitullimit të asaj lufte për të cilën nuk e dijmë që ka ndodhur”, është shprehur Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme