Kosova për herë të parë merr pjesë në Këshillin Ndërkombëtar të Infermierëve

Prishtinë | 22 Tet 2024 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Në ceremoninë e 125 vjetorit të Këshillit Ndërkombëtar të Infermierëve (ICN) për herë të parë përfaqësojnë Kosovën kryetarja e OIK, Nexhmije Gori, bashkë me zëvendëskryetaren Leonora Bakija dhe udhëheqësen e Zyrës së psikologëve Donika Shahini Lami.

Në Bukuresht të Rumanisë ku po mbahet ceremonia, u premtuan bashkëpunime frytdhënëse ndërkombëtare nga kryetarja e ICN, Pamela Cipriano.

Në këtë event dy ditor prezent ishte edhe shkëlqësia e saj Princesa e Jordanit Muna al Hussein, e cila në cilësinë e ambasadorës së shëndetit dha mesazh për rëndësinë dhe angazhimin e saj për përmirësimin e shëndetit global, duke njohur kontributin esencial që ndihmësit mjekësorë ofrojnë në komunitetet në të gjithë botën. Prania e saj në takim reflekton rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shëndetit.

Takimet po mbahen ne Pallatin e Parlamentit të Rumanisë.

Të ngjashme