Në kuadër të Festivalit të Avignonit në Francë, sot do të prezantohet përmbledhja në gjuhën angleze “EIGHT PLAYS. Drama of Smaller European Languages”, e cila sjell tetë vepra dramatike nga gjuhët më të vogla evropiane në kuadër të projektit “DoSEL – Drama e Gjuhëve më të Vogla Evropiane”.
Teatri Kombëtar i Kosovës, partner i projektit “DoSEL” përfaqësohet në këtë botim me dramën “Aventurat e familjes Bosch në Unmikistan” të autorit Jeton Neziraj, dramë fituese e çmimit kombëtar “Katerina Josipi 2024”, të përkthyer nga shqipja në anglisht nga Alexandra Channer.
Ky botim është rezultat i bashkëpunimit mes tetë institucioneve kulturore evropiane dhe synon të rrisë dukshmërinë ndërkombëtare të dramaturgjisë së shkruar në gjuhët më të vogla, duke krijuar mundësi të reja për lexim, përkthim, produksion dhe skenë në mbarë Evropën. /Klankosova.tv