Kosova përfaqësohet në Kongresin Bienal të Docomomo International në Ljubljanë

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 14:47 | Nga

Duke filluar nga nesër, 28 deri me 31 Gusht, në Ljubljanë të Sllovenisë mbahet kongresi i 15-të bienal i Docomomo International.

Docomomo International është organizata më e madhe botërore e Dokumentimit dhe Konzervimit të Arkitekturës dhe lëvizjës Moderne e cila në mbar botën numëron mbi 60 degë kombëtare. Para 2 vite në kongresin e Lisbonës dega e Docomomo’s në Kosovë është pranuar si anëtare e plotë.

Në kongresin e Ljubljanës Kosova do të përfaqësohet nga anëtarja e saj Flaka Xërxa e cila në bashkpunim me profesoreshën Vlora Navakazi në njërin nga sesionet e kongresit do prezentojnë një punim shkencor të titulluar “The life of Kosovo Modernism” (Jeta e Modernizmit Kosovar). Punimi i Xërxës dhe Navakazit shtjellon përceptimin dhe metamorfozen e modernizmit Kosovar qe nga fillet e saj e deri tek ditët e sotme.

Për dy vitet e kaluara Docomomo Kosovo ka organizuar puntori dokumentuese, ka alarmuar Docomomo International rreth shkaterimit të trashëgimisë moderne në Kosovë, sikurse sheshi i Bashkim Vllaznimit, Fakultetit Teknik, Shtepisë së Armatës, e tjera. Dega e Kosovës gjithashtu ka filluar me popullimin e Docomomo Virtual Exhibition me objekte nga Kosova (exhibition.docomomo.com) dhe ka prodhuar mbi 30 fiche dokumentuese për objekte të ndryshme në Kosovë të cilat mëton ti shfytësoj edhe si dosje nominuese për listimin e këtyre objekteve në listën e objekteve të mbrojtura nga shteti.

Të ngjashme