Portieri nga Bosnja dhe Hercegovina, Adis Nurkoviq, tash e tutje do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
”Ka ardhur ftesa, më 2 tetor jam në Kosovë për t’iu bashkuar përfaqësueses. Mendoj që edhe leja e FIFA-s ka ardhur, pasi kam marrë ftesën. Do të thotë shumë për mua që do t’i bashkohem Kosovës dhe mezi po pres që të bashkohem me ekipin”, ka thënë Nurkoviq për medie.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), kishte bërë kërkesë para muajit shtator në adresë të skuadrës boshnjake NK Travnik, për portierin 30 vjeçar Adis Nurkoviq. Mirëpo, ai nuk ishte grumbulluar sepse kërkesa e tij në FIFA nuk ishte aprovuar brenda një kohe afatshkurtër.
Nga letra që i është dërguar skuadrës së Travnikut nga FFK-ja, është kërkuar që ai të jetë i lirë nëse aprovohet kërkesa nga ana FIFA-s për ndryshimin e shtetësisë deri më 2 shtator.