Kosova pjesë e revistës amerikane në vendet që duhet vizituar

Prishtinë | 06 Dhj 2023 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë shpërndarë një shkrim të revistës amerikane “Condé Nast Traveler” që ka radhitur edhe Kosovën një prej destinacioneve që duhet vizituar gjatë vitit 2024.

Të dy udhëheqësit bënë thirrje që të vizitohet Kosova dhe të zbulohen bukuritë e saj.
Thesaret e fshehura të Kosovës, luginat e paprekura dhe malet mahnitëse kanë arritur te CN Traveler Vendet më të mira për të shkuar në Evropë në 2024! Ju ftojmë të përjetoni bukurinë befasuese që ofron vendi ynë dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të popullit të Kosovës!”, ka shkruar Osmani në X.


Të njëjtën thirrje e pat edhe Kurti, i cili ka shpërndarë edhe një rresht nga artikulli që lavdëron shtetin më të ri të Europës.

Vendi më i ri i Evropës ka maja të mrekullueshme, fshat baritor dhe mikpritje që ngroh zemrën”. Krenar që shoh Kosovën të emëruar nga CN Traveler si një nga destinacionet kryesore të Europës në vitin 2024. Mezi presim t’i tregojmë botës se çfarë ka për të ofruar vendi ynë”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme