Kosova po bëhet një “uncharted territory”, shkaku i mendësisë donkishoteske të Qeverisë Kurti

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 13:29 | Nga Afrim Kasolli

Rikthehen antagonizmat e vjetra. Apo më mirë të themi dalin në sipërfaqe dhe bëhen publike.

Kosova po futet në një situatë që ndryshe anglisht quhet si “uncharted territory” (territor i padefinuar).

Mendësia politike “donkishoteske” e kësaj qeverie mund të prodhojë pasoja fatale. Edhe në të kaluarën jo çdo propozim që ka ardhur nga faktori ndërkombëtar, ka qenë i favorshëm për Kosovën.

Mirëpo kurrë ato nuk janë shndërruar në beteja publike. Nuk janë orkestruar fushata të hapura kundër diplomatëve të vendeve perëndimore.

Nuk janë satanizuar në mediet e huaja. Dhe nuk janë atakuar si agjentë që ndjekin interesat e shteteve të tyre në dëm të interesave të Kosovës.

Kanë munguar glorifikimet morale se si një hero po i reziston krejt fuqive të botes për të mbrojtur interesat sovrane të vendit.

Por ato mospajtime është tentuar te zgjidhen e tejkalohen brenda takimeve interne diplomatike.

Pa pasur nevoje për predikime heroike, rezultati i të cilave mund të jetë vetëm mbushëllimi i ndjekësve fanatikë te liderit. Asgjë me shume nuk arrihet me këtë qasje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme