Kosova prapë është radhitur ndër të fundit në testin ndërkombëtar PISA 2018.
Sipas rezultateve të OECD në lexim, matematike dhe shkencë Kosova radhitet në vendin e 3 nga fundi.
Kosova, ka lënë mbrapa vetëm Republikën Domenikane dhe Filipinet.
Kosova është në vendin e 76 nga gjithsej 78 vendet pjesëmarrëse derisa Shqipëria ndodhet në vendin e 62.
Vendin e parë e mbanë Estonia e pasuar nga Kanada dhe Finlanda.
Në ora 11 ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi pritet ti shpallë rezultatet e PISA-s në një konferencë për media.