Me bashkëpunimin e Anibarit, Ministrisë së Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, për herë të parë Kosova do të prezantohet në Annecy International Animation Festival, që është festivali më i madh ndërkombëtar i filmit të animuar në Evropë.
Qëllimi i këtij përfaqësimi është që të promovohet animacioni kosovar dhe rrjetëzimi i filmbërësve kosovarë me industrinë e animacionit.
Shtandi në marketin e festivalit do të jetë aktiv nga 13 deri me 16 qershor, gjatë së cilave data do të promovohen animatorët e pavarur nga Kosova, studiot e animimit dhe festivali i filmit të animuar në Kosovë, Anibar.