Ndeshjen e radhës kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë me 26 nëntor (19.00) në Debrecen ndaj Hungarisë, ku do të jetë sfidë shumë e vështirë.
Përfaqësuesja e Kosovës rezistoi vetëm në 20 minutat e parë në ballafaqim me Lituaninë. Lituania shënoi fitore bindëse me rezultat 99:61 (20:21, 15:14, 25:12, 39:14) ndaj Kosovës, në ndeshjen e parë të grupit C të kualifikimeve për Kupën e Botës – Kina 2019 në basketboll. Atmosferë fantastike në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinës, sidomos tifozët “Dardanët” me brohoritjet e duartrokitje i dhanë jehonë të jashtëzakonshme kësaj sfide. Superfuqia botërore, Lituania, e cila nuk kishte ardhur me basketbollistët më të mirë, u dëshmua shumë e fortë. Pa dyshim për djelmoshat ka qenë ndeshja e parë në garat zyrtare me një kombëtare jashtëzakonisht të fortë.
Në 20 minutat e parë, djelmoshat e kombëtares së Kosovës dëshmuan lojë shumë të fortë në përballje me lituanët. Në minutën e 10-të, Kosova avancoi me 21:20, duke ndezur gjithnjë e më shumë atmosferën në palestër. Në çerekun e dytë të dyja ekipet luanin me shumë kujdes dhe sa njëra palë po ashtu edhe tjera shënonin dhe rezultati gjithnjë i baraspeshuar. Në minutën e 20-të, rezultati në semafor 35:35, por me fillimin e çerekut të tretë mysafirët patën një seri prej 8:0 dhe u shkëputën në rezultat 35:43. Në vazhdim Kosova arriti ta ngushtoi rezultatin në 44:47, por me kalimin e minutave Lituania zotëroi lojën dhe thelloi epërsinë. Sidomos çereku i fundit ka qenë fatal për Kosovën kur Lituania dha maksimunin, për të shënuar fitore me 38 pikë epërsi (99:61). Te Kosova me efikasi ka qenë Dardan Berisha me 19 pikë, kurse te rivali Juskevicius me 16 sosh.
Ndeshjen e radhës kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë me 26 nëntor (19.00) në Debrecen ndaj Hungarisë, ku do të jetë sfidë shumë e vështirë. Hungaria ka kombëtare jashtëzakonisht të fortë dhe është favoritë në përballjen me Kosovën. Djelmoshat tanë do të mundohen të bëjnë paraqitje sa më të mirë. Brad Greenberg, përzgjedhësi i Kosovës, ka njohuri për hungarezët dhe e di se kah do t’i vijë rreziku. (BS)
Kosova-Lituania 66:91
Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.
Shikues: 2500.
Kosova: Hajdari, Veseli, G. Rugova, Berisha 19, Hasani, Zenelaj, Bamforth 17, Zekiqi, Shoshi 10, Morina 9, F. Rugova 6 dhe Mekaj.
Lituania: Kairys 10, Gailius 11, Juskevicius 16, Seibutis 8, Lavrinovic 7, Orelik 12, Cepukaitis 8, Girdziunas 7, Bendzius 11, Vasiliauskas, Giedraitis 3 dhe Butkevicius 6.