Kosova rikonfirmon angazhimin ndërkombëtar kundër terrorizmit

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 10:18 | Nga

Në kujdestarinë e qeverisë franceze, në bashkëpunim me OKB-në, OECD-në dhe organizata të tjera ndër-shtetërore dhe jo-qeveritare, sipas propozimit të Presidentit francez, Makron zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare e nivelit të lartë “Jo Para për terrorin”, me praninë e ministrave të brendshëm, të drejtësisë, të jashtëm nga gjithë vendet e globit.

Në këtë konferencë, Kosova përfaqësohet nga dy ministrat, Behgjet Pacolli, dhe ministri i brendshëm, Bejtush Gashi.

Në panelet e ndryshme kryesuar nga ministrat e jashtëm, të brendshëm, të drejtësisë së Francës, do të diskutohet për intensifikimin e luftës së përbashkët për të ndërprerë burimet e financimit të ekstremizmit dhe terrorizmit, me të gjitha mjetet, ato ligjore, të inteligjencës, etj.

Konferenca, ku marrin pjesë dhjetëra burrështetas nga gjithë bota është rast i mirë për kontakte dypalëshe në funksion të njohjeve, anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe delegacioni  ynë shtetëror ka në agjendë shumë takime.

Në këtë konferencë, Kosova do të mbrojë qëndrimin e saj të njohur botërisht se integrimi ndërkombëtar i vendit në strukturat globale të sigurisë, është me interes reciprok dhe është shërbim i madh që Kosova, shtet i ri, i bën luftës ndërkombëtare kundër një të keqeje të përbashkët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme