Kosova u dasht me e rikthy vëmendjen e KFOR-it për detyrën e vet primare (ruajtje të kufinit të jashtëm të Kosovës) tue zbatu me masa policore nji marrëveshje administrative në kufi me Serbinë, tue mos e leju tutje poshtnimin.
Vërtet, Kosova nuk e rinegocioi Marrëveshjēn por e detyroi Serbinë me e zbatu!
Pra, arriti me e imponue me polici speciale (e cila kthehet në Prishtinë të shtunën) zbatimin e Marrëveshjës së vitit 2016 (pika 9), që palët i detyron me i mbulu pjesët relevante të targave me stikersa (SRB dhe RKS), gjatë kalimit të kufinit ndërshtetnor, si zgjidhje e përkohshme që, pas gjashtë muajsh ekipet teknike të dyja vendeve të arrijnë nji zgjidhje të përshtatshme dhe të përhershme.
Vlen me u theksu se, kriza në kufi ndikoi në përfshimje direkte të ShBA, në dialog në Bruksel, përmes përfaqësuesit Escobar, i cili i mshoi shkelm derës së zyrës së BE në në Bruksel, që palët me shty drejt finales: Marrëveshjes Gjithpërfshimëse!