Kosova shkruan sonte historinë

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 10:18 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës sot në mbrëmje do të bëjë debutimin historik në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” me takimin që do të zhvillohet si mysafirë kundër Finlandës në orën 20:45 në stadiumin “Turku”. Andaj, sonte përfaqësuesja e Kosovës në futboll shkruan historinë. Ekipi i Albert Bunjakut, debuton në ndeshjet ndërkombëtare.

Gjatë ditës, Kosova pret nga FIFA lejen për aktivizimin e gjashtë futbollistëve.

Ky takim do të jetë mjaftë i rëndësishëm për kombëtaren e Kosovës dhe lojtarët të cilët do të marrin barrën sipër, për të nxjerrë ndonjë rezultat pozitiv.

Me një fitore, apo ndonjë rezultat pozitiv, ndeshja e parë startuese e përfaqësueses së Kosovës do të jetë mjaftë inkurajuese për lojtarët në takimet e tjera që do t’i zhvillojë.

Futbollistët janë duke u angazhuar për të aplikuar lojën në trysni dhe kundër zbritjet e shpejta me kombinime të ndryshme e përshkuar me aksione të rrjedhshme. Në stërvitje po punohet me përkushtim dhe të gjithë futbollistët janë të bindur në një rezultat pozitiv.

Bersant Celina, futbollist i kombëtares së Kosovës është mobilizuar për ndeshjen kundër Finlandës. Ai është optimist se me një lojë të mirë mund ta befasojnë Finlandën.

“Presim një ndeshje të fortë dhe do të ketë rivalitet të madh. Do të angazhohemi maksimalisht i gjithë ekipi dhe unë besoj fortë në fitore, ndonëse mendoj se Finlanda ka ekip të mirë. Duhet që patjetër të nisim mirë që do të jetë një shtysë e madhe për ndeshjet tjera”, është shprehur Celina.

Edhe lojtari Avni Berisha ka thënë se do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë.

“Ne e pamë ndeshjen e Finlandës kundër Gjermanisë, përfaqësuesja e Finlandës ka një strukturë të mirë. Por, ne duhet që me kundërsulme t’i përgjigjemi, sepse kemi shumë futbollistë të shpejtë dhe mund të shënojmë që do të ishte përparësia e jonë”, tha ai.

kosova1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme