Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do t’i luajë e përgjysmuar dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë kualifikuese për kampionatin evropian të këtij viti.
Do t’i mungojë kapitenia e liderja Leonora Demaj, hendbollistja më e mirë e Kosovës, Elma Kameri dhe Xhevahire Salihaj. Mungesat e tyre bëhen edhe më të mëdha kur analizohen kundërshtarët e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Përfaqësuesja do të takohet me dy prej përfaqësueseve më të mira në Evropë e botë – Holandën e Hungarinë.
Kundër Hungarisë, Kosova do të luajë të mërkurën (sot, 18:00) në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, kurse më 2 qershor do të jetë mysafire e Holandës.