“Kosova shtet pa bazë dhe i paaftë për krijim të institucioneve”

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 15:54 | Nga

Kërcënimet e politikanëve shqiptarë në Kosovë për pastrimin etnik të serbëve që jetojnë në këtë zonë duhet të merren seriozisht, pasi ato paraqesin një kërcënim për sigurinë rajonale, tha Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Aleksandar Lukasheviq.

“Kosova është ende e turbullt. Edhe pse dy muaj e gjysmë kanë kaluar që nga zgjedhjet e 11 qershorit, partitë lokale ende nuk janë në gjendje të formojnë institucionet shtetërore, gjë që tregon se modeli artificial i të ashtuquajturit shtet të Kosovës është krejtësisht i pabazuar”, tha ai pas takimit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme