IPKO Foundation dhe Women in Tech Kosova kanë prezantuar të hënën raportin “Gratë Kosovare në Krye të Zhvillimeve të Inteligjencës Artificiale dhe Sigurisë Kibernetike”, raporton Ekonomia Online.
Në kuadër të kësaj ngjarje u prezantuan edhe të dhënat nga Projekti “Riformësimi i së ardhmes: Gratë e Kosovës në vijën e frontit të IA dhe sigurisë kibernetike” financuar nga Ambasada e Holandës dhe zbatuar nga IPKO Foundation dhe Women in Tech Kosovo, ku u fuqizuan mbi 50 gra nga fusha të ndryshme përmes punëtorive praktike.
Pjesëmarrëset u trajnuan në përdorimin e mjeteve të IA dhe masave të sigurisë kibernetike, duke i përgatitur për role udhëheqëse në këto fusha dhe garantuar mbrojtjen e tyre digjitale.
Abetare Gojani, drejtoresh ekzekutive e Fondacionit IPKO, tha se ky projekt i ka bërë më të sigurta më të afta dhe të guximshme për të marr kontrollin mbi botën digjitale.
“Projekti ka implemnatuar një ide shumë të dashur për ne dhe shumë të nevojshme për vajzat e reja në Kosovë të cilat shpeshherë kanë qenë cak i sulmeve kibernetike. Vajzat janë nga komunat e shumta të Kosovës, që janë edukuar në përdorimin e platformave digjitale për priortizimin e sigurisë kibernetike”.
“Gjatë projekti kemi parë se si vajzat e reja janë përballur me sfida të reja të sigurisë digjitale nga sulmet e sigurisë kibernetike. Këto gra dhe vajza kanë mësuar jo vetëm si të trajtohen nga to por edhe si të mbrojmë veten dhe të raportojnë çdo rrezik që hasni. Përmes trajnimeve ato janë bërë më të sigurta me të afta dhe të guximshme për të marr kontrollin mbi botën digjitale”, ka thënë ajo.
Karin Boëen, ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, tha se prioritet i shtetit të tij është që të krijojë siguri dhe stabilitet.
“Duke trajnuar pjesëmarrëset, duke rritur vetëdijesimin për kërcënimet të cilat ato përballen online ne iu kemi dhënë atyre mjete për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Dhuna kibernetike gjithnjë e më shumë po i targeton gratë dhe vajzat dhe përpjekja e tyre për të luftuar këto kërcënime nuk është vetëm çështje e sigurisë por është çështje e barazisë dhe fuqizimit”.
“Siguria kibernetike dhe barazia gjinore janë çështje globale. Puna që po e bëjmë në Kosovë është lëvizje për ti mbrojtur grat dhe vajzat. Një prej prioriteteve kyçe të Holandës në Ballkan e sidomos këtu në Kosovë, është sigurimi i sigurisë dhe stabilitetit”.
Teuta Sahatçija, themeluese e Women in Tech Kosovo, tha se siguria kibernetike dhe inteligjencia artificiale janë fusha për njerëzve të zotë pa marr parasysh gjini.
“Siguria kibernetike dhe inteligjencia artificiale fusha e njerëzve të zotë pa marr parasysh gjini dhe për atë jam shumë krenare që jam pjesë e këtij projekti. Shpresoj fuqishme që ky projekt të fuqizohet që ju vajzat të shkoni në një nivel më të lartë në këtë fushë”, ka thënë ajo.
Autorja e raportit Blerta Thaqi, tha se Kosova aktualisht është pa një strategji kombëtare për IA. Mirëpo sipas saj, ka ndërmarr hapa përmes Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, e-Qeverisja, dhe Agjenda Digjitale 2030.
Ajo duke folur mbi dhunën me bazë gjinore në Internet, ka përmendur rastin “Albkings”, raporton EO.
“Kosova është aktualisht pa një strategji kombëtare për IA, por po ndërmerr hapa të rëndësishëm përmes Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, e-Qeverisja, dhe Agjenda Digjitale 2030, që theksojnë sigurinë dhe qeverisjen digjitale për të përgatitur terrenin për IA. Ligje kyçe, si Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligji për Shërbimet e Shoqërisë së Informacionit, ofrojnë mbrojtje për të dhënat e qytetarëve dhe rregullojnë shërbimet digjitale në Kosovë. Kosova ndjek standardet evropiane si GDPR dhe Konventën e Budapestit për krimin kibernetike për të forcuar sigurinë kibernetike”, ka thënë ajo.