Kosova s’mund të marrë statusin e kandidatit për në BE as në vitin 2020

Prishtinë | 05 Tet 2019 | 07:58 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në fund të vitit 2018 ishte premtuar nga Qeveria Haradinaj se Kosova do të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Ndonëse jemi në shtator të vitit 2019, njohës të çështjeve politike në vend janë shprehur skeptik se Kosova do të mund të marrë statusin e kandidatin edhe në vitin 2020.

Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) ka thënë se marrja e statusit të vendit kandidat është një proces jashtëzakonisht kompleks, i cili mesatarisht vendeve të rajonit u ka marrë tre vjet.

“Kjo storia e marrjes së statusit të vendit kandidat ka filluar qysh nga nisja e punës së qeverisë së kaluar kur në programin e saj qeverisës, qeveria u zotua se deri në fund të mandatit qeverisës do të aplikojë dhe do të marrë statusin e vendit kandidat”.

“Tani neve e dimë për shkak të rënies së qeverisë nuk arritëm të shohim fundin e mandatit plotë qeverisjes Haradinaj por njëkohësisht përtej çfarë ka shkruar në programin qeverisës, ishte një komunikate, në shkurt të vitit 2018, ku thuhet se Kosova meriton të marrë statusin e vendit kandidat deri në fund të vitit 2018, por që kjo gjë nuk ndodhi”.

 
“Gjithsesi që nuk ndodhi por marrja e statusit të vendit kandidat është një proces jashtëzakonisht kompleks, i cili mesatarisht vendeve të rajonit u ka marrë tre vite për ta arritur të statusi i vendit kandidat”, ka thënë Shasha.

Shasha ka shprehur skepticizëm se as Qeveria e ardhshme nuk do të jetë në gjendje të marrë statusin e vendit kandidat.

E analisti tjetër, Bekim Baliqi, ka thënë se detyrat e shtëpisë nga ana e Prishtinës, nuk janë kryer me kohë dhe se vendimi merret nga shtetet anëtare të BE-së.

“Kjo nuk varet aq shumë nga ta, pasi që detyrat e shtëpisë nuk janë kryer dhe shumë vendime sa i përket BE-së nuk varen vetëm nga Prishtina, por varet më shumë nga qendrat e vendimmarrjet në këto shtetet anëtare të BE-së”, ka thënë Baliqi.

Kosova vazhdon të mbetet e fundit në Ballkanin Perëndimor në proceset integruese për në BE.

Të ngjashme