Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll në kategorinë e meshkujve e ka nisur me humbje ciklin e parë eliminator për Botërorin e vitit të ardhshëm.
Kosova sot humbi ndaj Hungarisë në Tallin të Estonisë me rezultat 3-0 në sete, me pikë të përgjithshme 75-39 (25-13, 25-17, 25-9), raporton Koha.net.
Përfaqësuesja e Kosovës, që është në Grupin D të eliminatoreve, do të luajë pesë ndeshje brenda pesë ditëve, të gjitha në Tallin. Të enjten përballet me Estoninë vendase, të premten me Rumaninë, të shtunën me Rusinë dhe të dielën me Malin e Zi.
Koha Ditore shkruan se Kosova vuan për mungesë të volejbollistëve në liga të huaja dhe kjo jep më pak gjasa për sukses eventual.