Ekonomia Online
FUNDIT

Kosova synon medalje në Grand Slam “Abu Dhabi 2019”, merr pjesë me katër garues

Kosova synon medalje në Grand Slam “Abu Dhabi 2019”, merr pjesë me katër garues

Kosova do të përfaqësohet nga katër xhudistë në Grand Slam “Abu Dhabi 2019” në Emiratet e Bashkuara Arabe. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Loriana Kuka e Akil Gjakova synojnë medalje në këtë kompeticion, në rrugëtimin e tyre për kualifikim në Olimpiadën e Tokios. Garat fillojnë nesër dhe do të mbyllen të shtunën Xhudistët kosovarë do të […]

Kosova do të përfaqësohet nga katër xhudistë në Grand Slam “Abu Dhabi 2019” në Emiratet e Bashkuara Arabe. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Loriana Kuka e Akil Gjakova synojnë medalje në këtë kompeticion, në rrugëtimin e tyre për kualifikim në Olimpiadën e Tokios. Garat fillojnë nesër dhe do të mbyllen të shtunën

Xhudistët kosovarë do të marrin pjesë në garën prestigjioze Grand Slam “Abu Dhabi 2019” në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kosova do të marrë pjesë në këtë eveniment me katër garues: Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg).

Garat do të nisin nesër dhe do të mbyllen të shtunën.

Xhudistët kosovarë janë mjaft të motivuar dhe synojnë të fitojnë medalje në këtë Grand Slam, i cili është stacioni i radhës në rrugën e gjatë drejt Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, , shkruan Gazeta Express.

Majlinda dhe Nora garojnë nesër, Akili të premten, ndërsa Loriana të shtunën.

Majlinda në meçin e parë takohet me garuesen nga Bregu i Fildishtë, Salimata Fofana.

Nora në rrethin e parë takohet me garuesen serbe, Marica Perisic.

Kurse, Akili në meçin e parë takohet me fituesin e duelit ndërmjet garuesit nga Arabia Saudite, Andulelah Albali dhe garuesit nga India, Nilesh Balhara.

E Loriana në rrethin e parë takohet me garuesen nga Uzbekistani, Nodira Yuldasheva.

Bashkë me garuesit, prezentë në Abu Dhabi janë edhe trajneri Driton Kuka dhe kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

Në këtë kompeticion po marrin 550 garues nga 5 kontinente, respektivisht nga 95 shtete.

Meçet fillojnë në orën 07:00 me kohën lokale të Kosovës, ndërsa finalet do të zhvillohen nga ora 15:00. 

Të ngjashme