Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar nismën për negocimin e marrëveshjes për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal lidhur me Tatimin në të Hyra dhe Kapital në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Republikës së Portugalisë, raporton Ekonomia Online.
Këtë negocim ndërmjet dy shteteve e ka marrë përsipër Ministria e Financave.
Zëvendësministri i kësaj ministrie, Mustafë Grainca, tha se me anë të kësaj marrëveshje synohet stimulim i bizneseve në Kosovë të kalojnë jashtë vendit.
“MF ka marr përsipër të shtyj përpara marrëveshjes si nivel i domosdoshëm të zhvillimit ekonomik që kanë stimulimin e bizneseve në Kosovë të kalojnë jashtë vendit, drafti i marrëveshjes paraqet pozicionin e Kosovës në rregulla të Kosovës”, tha Grainca.