Kosova synon ta marrë statusin për anëtarësim në BE brenda 4 vitesh

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 12:44 | Nga

Qeveria e Kosovës në programin 4 vjeçar prioritet ka edhe agjendën europiane, duke synuar që brenda këtij mandati të marr edhe statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sipas këtij plani të cilin e ka siguruar lajmi.net, Qeveria shprehet e përkushtuar për të përmbushur kriteret e mbetura për liberalizim të vizave dhe zbatimin e MSA-së.

“Ne synojmë marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE deri në vitin 2021. Do të përmbushim kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave dhe do të zbatojmë në tërësi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA)”, thuhet në programin e qeverisë lidhur me agjendën europiane.

Po ashtu Qeveria e Kosovës synon edhe anëtarësimin në NATO dhe formimin e ushtrisë në bashkëpunim me NATO-n.

“Kosova, pa asnjë dilemë, synon anëtarësimin në NATO. Po ashtu, prania e vazhdueshme e NATO-s në Kosovë është siguri dhe mundësi shtesë për shtetin, dhe qytetarët e Kosovës”.

“Ne do të transformojmë FSK-në në FAK në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n, duke siguruar kështu vazhdimin e përkrahjes së plotë në profesionalizimin e forcave tona të armatosura sipas standardeve të NATO-s”, thuhet në programin qeverisës.

untitled

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme