Njohësi i çështjeve të sigurisë, Behar Selimi ka bërë me dije se treni ilegal serb nuk do të jetë provokimi i fundit i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.
Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të provokojë edhe më rëndë në të ardhmen.
Selimi në një intervistë për “Epokën e re” tha se Serbia me veprime të tilla po tenton ta destabilizojë veriun e vendit.
Ai e ka hedhur poshtë mundësinë që Serbia me këto veprime të mund ta aneksojë pjesën e veriut.
“Nuk kam drojë nga aneksimi i territorit, por kam drojë, madje shumë, nga tendencat autonomiste”, tha Selimi.
Ish-komandanti i Policisë së Kosovës i ka porositur institucionet e vendit të investojnë më shumë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë që të jetë një prej shërbimeve më profesionale në rajon.
Selimi ka bërë thirrje që Kosova ta krijojë edhe shërbimin e jashtëm të inteligjencës.