Kosova pas ndeshjes miqësore me Shqipërinë më 29 maj, do të ketë edhe një miqësore tjetër në Zvicër.
Albinfo.ch mëson se takimi tjetër miqësor do të jetë ndaj Bregut të Fildishtë më 3 qershor, takim që do të zhvillohet në stadiumin Niedermatten në Wohlen.
“Desha të ju njoftoj se Kosova do të zhvilloj edhe një ndeshje miqësore në Zvicër. Federata Zvicerane e Futbollit sapo ka pranuar kërkesën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e federatës për albinfo.ch.
Takimi pra do të zhvillohet më 3 qershor, nga ora 15:00. Ky stadium është i skuadrës Wohlen me kapacitet prej 3734 ulëse.
Kjo do të jetë miqësorja e parë e Kosovës ndaj Bregut të Fildishtë. Afrikanët i kanë dhënë shumë emra të njohur futbollit si Didier Drogba apo Yaya Toure.