Kombet e Bashkuara kërkojnë nga autoritetet në Kosovë që ta kenë një strategji të qartë për t’i ndalur luftëtarët potencialë, që të mos u bashkohen ekstremistëve islamikë në Siri dhe Irak dhe të ofrojë më tepër mundësi për punësim dhe arsim.
Në një raport të pavarur të autorizuar nga Kombet e Bashkuara, janë ekzaminuar luftëtarët e kthyer nga jashtë dhe shkaqet që ndikuan që kosovarët tu bashkohen grupeve ekstremiste, raporton agjencia AP.
Në raport, po ashtu, kërkohet nga Kosova dhe organet ndërkombëtare, që të zhvillojnë politika më të mira për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Sipas policisë së Kosovës, 335 shtetas kishin udhëtuar ose ishin zënë në rrugë për në zonat e konflikteve në Siri dhe Irak, prej vitit 2012, raporton agjencia AP.