Byroja e Koordinimit të Shërbimeve të Sigurisë do të takohet sot në Beograd, dhe tema do të jetë situata aktuale me një fokus të veçantë në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq, i cili do të kryesojë takimin, transmeton Klan Kosova.
Ai njoftoi se seanca do të jetë për gjendjen e sigurisë në të gjithë vendin, për atë që është bërë në lidhje me Interpolin dhe atë që Serbia mund të bëjë më shumë, por edhe për tema të tjera të rëndësishme për sigurinë e këtij vendi dhe qytetarëve.