Kosova është duke ecur me “hapa të breshkës” në procesin e përmbushjes së detyrave të listuara në dokumentin kryesor kontraktual që e ka me Bashkimin Evropian.
Me ritmin e tashëm, asaj do t’i duhet dyfishi i kohës që e ka paraparë për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), shkruan sot Koha Ditore.
Në procesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, sivjet autoritetet janë treguar më të ngathëta se në 2016-n.
Në fillimvit, Qeveria e ka kaluar Programin Kombëtar të përditësuar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) për periudhën 2017-2021.