Kosova ka shënuar rritje për tri pozita në ranglistën e re të FIFA-s të publikuar sot, derisa Kombëtarja e Shqipërisë ka rënë për një pozitë.
Pas barazimit me miqësoren me Danimarkën, 2-2, në “Fadil Vokrri” dhe barazimit prej 1 me 1 ndaj Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve Përfaqësuesja e Kosovës renditet tani në vendin e 127.
Kurse Shqipëria, që pësoi nga Turqia në kuadër të kualifikimeve për Evropian dhe fitores prej 0-3 ndaj Andorrës, ka rënë për një pozitë. Aktualisht Shqipëria zë vendin e 62.