Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, kanë përuruar sistemin e ri të gjendjes civile.
Përmes një komunikate për medie, bëjnë të ditur se tani e tutje, qytetarët e Kosovës me vendbanim në Gjermani, Zvicër, Itali, Turqi dhe Arabi Saudite, kanë mundësi që faktet e gjendjes civile të ndodhura jashtë vendit, siç janë: lindja, martesa dhe vdekja, t’i regjistrojnë drejtpërsëdrejti në konsullatë.
“Me këtë shërbim, shtetasve të Republikës së Kosovës, iu krijohet lehtësi e madhe për pajisje me dokumente personale siç janë ai për letërnjoftim dhe pasaportë. Ky sistem prej sot fillon të funksionojë në konsullatat e Kosovës, në shtetet e lartcekura, ndërsa, pritet në vazhdim të krijohet mundësia teknike dhe ligjore edhe për konsullatat tjera të Kosovës”, thuhet në njoftim.