Kosova vazhdon të jetë e kërcënuar nga terrorizmi

Prishtinë | 03 Dhj 2016 | 10:44 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kosovë siguria vazhdon të jetë e qetë, por çdo herë e kërcënuar nga aktet terroriste. Brengë e rreziqeve të terrorizmit është edhe në vendet e rajonit dhe me gjerë.

Kështu thotë anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Nuredin Ibishi, dhe njëherit njohës i çështjeve të sigurisë, gjatë një interviste të dhënë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online.

Edhe pse Kosova vend i vogël, deri në gjysmën e këtij viti është raportuar se ka dhënë rreth 300 luftëtarë të huaj dhe për kokë banori Kosova rangohet shumë lartë, si vend që prodhon luftëtarë të huaj.

Ndërkaq, Ibishi thekson se në gjashtë muajt e fundit nuk ka pasur ndonjë kosovar të përfshirë në luftërat e jashtme. Por thotë se tashmë institucionet duhet të merren me rehabilitimin e të kthyerve në Kosovë nga pjesëmarrja në luftëra në Siri e Irak.

“Aktualisht në gjashtë muajt e fundit nuk kemi ndonjë përfshirje zyrtare që është e konfirmuar edhe kjo tregon që tani më tepër duhet të merremi me aspektin e rehabilitimit të këtyre që po kthehen në Kosovë. Ata normalisht që do të pranohen, por edhe me masat procedurave gjyqësore dhe masat e trajtimit nëpër burgje, shpresohet që ata të rehabilitohen edhe pas mbajtjes së burgut të kthehen sitë ri-edukuar në shoqëri”, ka thënë Ibishi.

Sa i përket demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ai thotë se duhet pasur kujdes që mos të ketë ndonjë incident me Malin e Zi deri në ratifikimin e marrëveshjes.

“Mendoj që nga kjo duhet të jemi të kujdesshëm për këtë arsye është edhe masa e Policisë Kufitare atje që të mos vjen deri te ndonjë incident, pasi që nuk ka kurrfarë arsye. Fatmirësisht ne kemi raporte të shkëlqyera me Malin e Zi…”, thotë ai, duke theksuar se kjo i është caktuar Kosovës si kusht për liberalizimin e vizave në mënyrë të padrejtë.

Ibishi trego se a ka pasur gabime edhe nga Komisioni Shtetëror në përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

INTERVISTA E PLOTË:

EO: Z. Ibishi, si e vlerësoni çështjen e sigurisë në nivel të vendit në Kosovë?

Ibishi:Duke qenë se ne si Komision për Punë të Brendshme, Siguri dhe FSK marrim raporte të rregullta nga sektori i sigurisë në këtë rast policia por edhe agjencionet tjera që janë përgjegjëse. Siguria sipas shablloneve që ata bëjnë është e qetë dhe stabile, mirëpo çdoherë siguria mund të ndryshojëKaltrina  në kuptim të asaj sepse edhe Kosova është një pjesë e një bashkësie qoftë si rajon, por edhe më gjerë, për shkak të kërcënimeve dhe rreziqeve globale, sidomos domethënë terrorizmi apo akte të mundshme të terrorizmit.

EO: kohëve të fundit është përfol për kthimin e mundshëm të disave që janë rekrutuar dhe kanë qenë pjesë e luftës në Siri. Çfarë do të ndodh me këta të kthyer?

Ibishi: Ne kishim një konferencë jashtëzakonisht të mirë, ishim edhe organizator të konferencës rajonale për mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë, por jo vetëm të aspektit të mbikëqyrjes, por edhe aspekte të tjera, d.m.th trajtimit të kësaj dukurie në vendet në rajon, prej Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje Hercegovinë, Shqipërisë, Malit të Zi, edhe morëm një gjendje reale se çfarë kjo mund të jetë edhe me kërcënime në të ardhmen përveç, domethënë atyre të dhënave që janë aktuale sa pjesëmarrës janë në luftën në Siri. Aktualisht në gjashtëmuajt e fundit nuk kemi ndonjë përfshirje zyrtare që është e konfirmuar edhe kjo tregon që tash më tepër duhet të merremi me aspektin e rehabilitimit të këtyre që po kthehen në Kosovë, d.m.th që është edhe përafërsisht brenga e njëjtë e shteteve të rajonit dhe më gjerë. Ata normalisht që do të pranohen, por edhe masat procedurave gjyqësore dhe masat e trajtimit nëpër burgje, ku po shpresohet që ata të rahabilitohen edhe pas mbajtjes së burgut të kthehen sitë ri-edukuar në shoqëri.

EO: Nëse këta persona do të shkojnë në burg, a do tw jenw tw rrezikuar të burgosurit e tjerë?

Ibishi: Po edhe situata e krijuar në Irak, por edhe rastet e mëvonshme do të thotë se këta mund që në një formë të indoktrinohen, ose në një formë këta mund që të pranojnë aspektin e zgjerimit të rrethit jo vetëm ata që kanë qenë të përfshirë në këto luftëra, por realisht mund të shtrijnë njëfarë influence edhe në burgje. Në aspektin e trajtimit, sepse ata ndihen sitë izoluar edhe parimet evropiane të burgjeve të cilat nuk lejojnë një trajtim kështu të veçantë, edhe për ketë arsyeja kjo është mundësia që ata të shtrijnë influencën tek tjerët është e mundshme dhe kjo ka treguar edhe në të kaluar dhe kjo është një breng për të gjithë.

EO: Cila është siguria që ofrohet në këto burgje, pasi që rasti i fundit i një vdekje ende në rrethana të dyshimta si ai i Astrit Deharit, i cili vdiq në burg. Sa është i sigurt qëndrimi në burg për të burgosurit?

Ibishi: Të burgosurit e duan një trajtim të veçantë për arsye se realisht kemi pasur shumë raste më të ndryshme, por dihet edhe rasti i fundit i Deharit. Mendoj që këtu duhet të rritet shumë më shumë aspekti i mbikëqyrjes dhe trajtimit, duke filluar prej atyre procedurave d.m.th sipas trajtimit policor, por edhe më vonë për të njoftuar familjen për të pasur trajtimin e duhur edhe shëndetësor edhe aspektin e trajtimeve tjera për avokat, për vizita për aspekte të tjera edhe trajtimeve të tjera që përfshin ndalimin e trajtimeve çnjerëzore edhe trajtimeve tjera që janë në kundërshtim edhe me rregullat Evropiane të burgjeve, por edhe të drejtave të cilat janë ndaluar por edhe sanksionuar.

EO: Mitrovicës së Veriut, kur do t’i kthehet normaliteti. E dimë që shumë shqiptar ende vazhdojnë të kenë frikë të kalojnë anën tjetër të Urës së Ibrit. A mund të na thoni se cila është arsyeja se pse është ende kjo frikë?

Ibishi: Po ritheksoj edhe njëherë se ne si Komision për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së kemi vizituar Veriun e Mitrovicës dhe jemi bindur për gjendjen në veri, me ç’rast kemi ndërmarr edhe masa të menjëhershme. Është shpresëdhënëse tashmë marrëveshja e fundit që është nënshkruar, e cila së shpejti do të zbatohet edhe në Prokurorinë dhe Gjykatat në Veri. Kështu në një formë do të futet edhe në aspektin e pushtetit gjyqësor. Realisht ka pasur shumë pengesa edhe kjo marrëveshje ka edicione të mira që të shpie kah futja nën kontroll për arseje se nëse krimi nuk dënohet edhe nuk ndërmerren masat e duhura, atëherë normal edhe kriminelët edhe krimi rritet, dhe për këtë arsye mendoj që me këto marrëveshje të fundit po arrihet ajo që është synuar qysh më herët edhe do të realizohet, edhe përveç prezencës së Policisë në Veri, e cila realisht është duke realizuar mandatin e vet. Por atje duhet të ketë një mbështetje reale çfarë duhet të ketë, sepse atje realisht tashmë një detaj të vogël për shembull në mbajtje policore personi për të cilin është dhënë masa e ndalimit policor ai duhet të dërgohet në Leposaviq, ndërsa rasti ka ndodhë në Mitrovicë ose në Zubin Potok apo në Zveçan. Kështu që kjo paraqet një problem të madh edhe tash mendoj se kjo do të përmirësohet. Me zbatimin e kësaj marrëveshje mendoj që do të sjell situatën e qetësisë më vend dhe normal fillimin e zbatimit të ligjit në aspektin gjithëpërfshirës.

EO: Duam të prekim edhe temën më aktuale që ka qenë kohëve të fundit demarkacioni me Malin e Zi. Ne dimë se Mali i Zi ka ratifikuar marrëveshjen që Kosova ende vazhdon të mos gjej mirëkuptim për ratifikimin saj. Kufiri prej malazezëve veç ka filluar të kontrollohet. A mund të sjell kjo në një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Malit të Zi?

Ibishi:Jo, asnjëherë nuk ka ardhur, megjithëse mundet me ardhur të ndonjë situatë e papritur për arsye se ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës. Mendoj që nga kjo duhet të jemi të kujdesshëm për këtë arsye është edhe masa e Policisë Kufitare atje që të mos vjen deri te ndonjë incident, pasi që nuk ka kurrfarë arsye. Fatmirësisht ne kemi raporte të shkëlqyera me Malin e Zi, tash po lidhna me çështjen tjetër që kjo na u ka dhënë si kusht për liberalizimin e vizave, mendoj që është e padrejtë për arsye që shumë shtete duke filluar prej Sllovenisë, Kroacisë edhe më vonë nuk ka qenë kusht, por fatkeqësisht tek ne është lidhur si kusht për liberalizim. Por sido që të jetë nga aspekti i sigurisë duhet të jemi të kujdesshëm këtu të mos bëhet ndonjë incident deri sa ky problem të zgjidhet. Iniciativa e kryeministrit, edhe pse ndoshta është dashur më herët, por sido që të jetë duhet të fillohet me një rishikim të gjendjes, sepse realisht komisioni shtetëror a ka pas gabime apo s’ka pas gjatë matjeve të tyre. Ju e dini fort mirë që opozita por edhe anëtarë tjerë kanë pasur disa vërejtje për të cilat mendoj që në këtë situatë tashmë mendoj që eventualisht mund të konfirmojmë gjendjen se a ka pasur ndonjë gabim apo jo.

EO: Çfarë mendoni a ka pasur gabime nga Komisioni Shtetëror…?

Ibishi: Kam pas një provë për të cilat ende janë në hulumtim, ende jam duke shqyrtuar dokumente edhe të tjera. Ka jashtëzakonisht argumente, tash varet se çfarë aspekti, sepse ka argumente kundër, por ka edhe pro. Sido që të jetë, deri tash nuk kemi marrë një përgjigje direkt nga komisioni shtetëror, do të thotë janë parashtruar disa detaje ku janë paraqitur të përgjithësuara shumë. Por besoj që tash me përgjegjësinë e kryeministrit do të përmirësojë situatën dhe në mënyrë dinjitoze do ta vërtetojë situatën dhe do të vërtetohet se a është kufiri sipas Komisionit Shtetëror për demarkacion. Krejt kjo është dashur të bëhet shumë më herët në mënyrë që të mos ngritën këto tensione, por sido që të jetë më mirë është tash se sa hiq.

Të ngjashme