Sipas medias suedeze ‘aftonbladet’, Real Madridi është duke u interesuar për sulmuesen, Kosovare Asllani.
Media suedeze sportive thotë se Asllani mund të kalojë në skuadrën e femrave të Real Madridit, transmeton koha.net.
Ndërsa agjenti i saj, Arash bayat, ka thënë se “Spanja është interesante, por unë nuk mund të komentoj rreth klubeve që interesohen për Asllanin në këto momente”.
Kosovare Asllani është larguar nga skuadra e Linkopingut ditë më parë, ndërsa ende është pa skuadër e në kërkim të aventurave të reja.
Sipas medieve suedeze, Reali tashmë ka bërë një ofertë për Kosovare Asllanin.
29-vjeçarja ka pasur sukses të madh me Suedinë në Kupën e Botës ndërsa ka luajtur në shumë skuadra të mëdha evropiane.
Oferta është bërë nga skuadra e DC Tacon, e cila nga viti 2020 do ta ketë emrin Real Madrid pasi e kanë blerë.