Kosovarët ia mësyjnë ambasadës së Suedisë në Shkup, grumbuj pa asnjë masë mbrojtëse

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Hapja e kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të lehtësimit të masave të lëvizjes nga pandemia COVID-19, kë bërë që shumë kosovarë t’ia mësyejnë vendit fqinj për punë të ndryshme.

Veriu.info ka siguruar fotografi nga pritja e kosovarëve në grumbull para ambasadës së Suedisë në Shkup.

Ajo që bie në sy është grumbullimi i njerëzve para ambasadës pa asnjë masë mbrojtëse kundër COVID-19 që vazhdon të kaplojë rajonin.

Mësohet se shumica e personave në pritje janë për viza për migrim.

Të ngjashme