Kosovarët kanë filluar investimet në sistemet kompjuterike

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 19:45 | Nga

Një numër qytetarësh kanë nisur të investojnë në sisteme kompjuterike me qëllime përfitimi, raporton KTV.

Fjala është për një valutë të re që në internet qarkullon nga viti 2008, por që viteve të fundit ka filluar të marrë hov dhe që në termat teknologjik quhet kripto valutë apo valutë virtuale.

Kjo valutë që ka shumë funksione të punës sikur valutat që janë aktualisht në përdorim dhe që bazohen në algoritme kompjuterike, lejon që e njëjta të konvertohet edhe me valutat që janë në përdorim.

Aktualisht, kjo valutë kap një vlerë prej 1 miliard dollarësh.

Njohësi i teknologjisë, Ejup Qerimi, i cili ka disa vjet që po e studion këtë proces, thotë se i njëjti ka të ardhme dhe se nga kjo mund të përfitojë shumë Kosova, duke parë numrin e madh të barrierave që ekzistojnë. Lidhur me sigurinë e funksionimit të saj, thotë se nga viti 2008 nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, por se humbje kanë pasur këmbimoret e këtyre valutave që janë sulmuar.

Por, pranon se një sistem i tillë ka edhe rreziqe pasi nuk mbështetet në ndonjë institucion, siç ndodh me paratë fizike që janë aktualisht në përdorim.

Në anën tjetër, institucioni kryesor që mbikëqyr sektorin bankar, thotë se një sistem i tillë nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën rrezik, i cili mund të rezultojë me humbje financiare. BQK-ja është bazuar në një njoftim të lëshuar nga Autoriteti Bankar Evropian dhe në të cilin jepen detaje rreth kësaj valute dhe rreziqeve nga përdorim i tyre.

Ndërsa, në Doganën e Kosovës kanë njoftuar se brenda këtij viti janë importuar pajisje në vlerë prej 840 mijë eurosh, nga të cilat janë paguar taksa doganore dhe TVSh në vlerë prej 117 mijë e 443 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme