Kosovarët në Poloni e Çeki do të kthehen sot në Prishtinë me aeroplanin që do të sjellë policë të EULEX-it

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka njoftuar se sot në Prishtinë do të mbërrijë një aeroplan nga Varshava e Polonisë që do të sjellë në Kosovë disa policë të EULEX-it.

Siç njofton MPJ, EULEX është pajtuar që me të njejtin aeroplan të udhëtojnë drejt Prishtinës edhe kosovarë që janë në Poloni e Çeki.

Për një ndihmë të tillë nga EULEX, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka shprehur falendërim të pafund.

“Një aeroplan që do të arrijë sot nga Varshava në Prishtinë, që do të transportojë policë të EULEX_it, është organizuar nga EULEX, të cilët janë pajtuar që të marr me vete edhe dhe t’i sjellë në shtëpi qytetarët kosovarë nga Polonia dhe Republika Çeke”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Kosovës.

Nga kjo ministri kanë shprehru falendërim për EULEX-in për ndihmën dhe solidaritetin e shfaqur karshi Kosovës.

Të ngjashme