Kosovarët në të 20-at më të prekurit nga koronavirusi

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se të rinjtë e moshave nga 20 deri në 29 vjeç janë prekur më së shumti nga koronavirusi i ri në Kosovë.

Nga 91personat e infektuar me këtë sëmundje, 20 prej tyre i përkasin kësaj moshe, ndërkohë që vetëm 9 persona të prekur janë të moshës mbi 70-vjeçare.

Sa i përket gjinisë, 53 për qind e meshkujve janë prekur nga sëmundja Covid-19 që shkakton koronavirusi, në krahasim gratë që përbëjnë 47 për qind të numrit të të infektuarve.

Sipas të dhënave të publikuara, më 23 mars është raportuar për numrin më të madh të të prekurve me këtë sëmundje, 23 brenda 24 orëve.

Përveç 91personave të infektuar në Kosovë deri më tani ka vdekur edhe 1 pacient nga kjo sëmundje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme