Kur BE-ja vendosi sanksione ndaj Kosovës qeveritarët tanë e minimizonin këtë punë. Janë masa të përkohshme, të kthyeshme, thoshin, duke përdorur argumentin e BE-së, që zv.kryeministresha Gërvalla-Schwarz e quante ‘tigër prej letre’.
Tash po e akuzojnë ‘tigrin prej letre’ që s’po di si t’i heqë sanksionet. Siç ka ditur t’i vendosë, do të dijë t’i heqë. Por, me gjasë, jo për sa kohë që e kemi këtë Qeveri diletantësh.
Në ndërkohë, pyetja që qytetarët e Kosovës duhet t’ia bëjnë Qeverisë së vet është: të përkohshme sanksionet po, por deri kur? Kur do të zhbllokohen 295 milionë euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian?
Kosovarët po i vuajnë sanksionet për fajin e Qeverisë së padijshme, të papërgjegjshme të Kosovës.
Kemi Qeveri të sanksionuar, por krenare!