Një sondazh që e ka realizuar Gallup International tregon se shqiptarët e Kosovës janë para serbëve të gatshëm që të luftojnë për vendin e tyre.
Vetëm 46 për qind të serbëve janë të gatshëm të luftojnë për Serbinë, ndërsa 58 qind e shqiptarëve të Kosovës janë të gatshëm të luftojnë për shtetin e tyre, shkruan lajmi.net.
Pothuajse në Ballkan Kosova prinë në këtë rang listë të publikuar nga Gallup International.
Qytetarët e Maqedonisë janë dukshëm më pak të interesuar të luftojnë. Vetëm 38 për qind nga të intervistuarit janë shprehur të gatshëm të luftojnë për Maqedoninë.
Rusët ende prijnë me përqindje të gatishmërisë për luftë. 59 për qind e Rusëve janë të gatshëm që të luftojnë për shtetin e vet. Ukrainasit janë pak më lart se rusët. 62 për qind janë të gatshëm të shkojnë në luftë nëse Ukraina gjendet në një situatë të tillë, edhe pse ky shtet është duke zhvilluar një luftë me Rusinë në disa zona.