Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se me arritjen e kësaj marrëveshjeje qytetarët që kanë punuar në Slloveni do të kenë mundësi që të marrin pensionet që iu takojnë, raporton Ekonomia Online.
“Qyetarët e Kosovës që kanë punuar në Slloveni do të iu mundësohet që pas arritjes së moshës të marrin pensionet në vendin e tyre”.