Kosova është një nga shtetet që do t’i ndalohet hyrja në Suedi duke filluar nga 6 shtatori. Kjo për shkak të rritjes së personave të infektuar me Covid-19 në Kosovë.
Sipas medieve suedeze, përveç Kosovës, në listë të zezë kanë hyrë edhe SHBA, Izraeli, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Të gjithë ata që kanë nevoja urgjente për të hyrë në Suedi duhet të kenë test negativ të COVID-19 të bërë në 48 orët e fundit.
Ky ndryshim i masave vjen pas rekomandimit të BE-së mbi situatën e përkeqësuar me COVID-19 në këto vende.