Kosovari arrestohet për mashtrim në Kamboxhia

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 12:02 | Nga

Një gjykatë në Kamboxhia ka filluar gjykimin e një personi nga Kosova, siç është thënë, ka mashtruar partneren e biznesit duke i marrë 20 milionë dollarë përfitime, nga resorte luksoze në Kep dhe Kampot.
I dyshuari është identifikuar si Denis Çokoviq, 54 vjeç.

Policia e kishte arrestuar Çokoviin ditën e premte në apartamentin e tij në distriktin Daun Penh, me ç’rast ka konfiskuar 420 mije dollarë dhe një pasaporte australiane.

Sipas raportimeve, Çokoviq ka udhëtuar për në Kamboxhia ku edhe ka hapur një kompani me partneren e tij kamboxhiane, e cila është gruaja e një zyrtari të lartë në qeveri, për të zhvilluar resorte turistike në Kep dhe Kampot.

Çokoviq ka vazhduar të kërkojë shumë të ndryshme parash, pa dhënë ndonjë rezultat, gjë që çoi në padinë nga partnerja e tij e biznesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme