Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë i ka dhënë dritë jeshile një letërporosie të dërguar nga autoritetet amerikane të drejtësisë për llogari të një procedimi penal kundër një të dyshuari për “terrorizëm”.
Përmes saj, Departamenti i Drejtësisë në ShBA i kërkon palës shqiptare kryerjen e disa veprimeve hetimore për çështjen penale të regjistruar në Nju Jork ndaj kosovarit, Mirsad Kandiq, bën të ditur abcnews.al.
Ai dyshohet të ketë qenë anëtar i ISIS-it, të ketë propoganduar për shtetin islamik, si edhe të ketë ndihmuar ne rekrutimin e mijëra personave. Kandiq u arrestua në Bosnjë në tetor 2017, nga ku u ekstradua drejt ShBA-së.