Një ngjarje as e këndshme as e zakonshme ka ndodhur ditën e djeshme në Fushë-Krujë.
Një shtetas nga Kosova kishte shkuar për ta shitur makinën e tij tip “Audi A6” me vlerë 30.0000 euro në Shqipëri. Shtetasi i Kosovës është takuar me pronarin e një lokali në Fushë-Krujë, ndërsa dhëndri i pronarit ka marrë makinën për ta provuar në orën 08:00 të mëngjesit të ditës së sotme.
Pasi e ka marrë makinën, ai është zhdukur, ndërsa ende nuk është kthyer.
Dritare.net ka kontaktuar me policinë e Durrësit, të cilët e kanë konfirmuar rastin, pa dhënë shumë detaje.
Shtetasi i Kosovës nga ana tjetër ka bërë kallëzimin në polici.